Shisnin kanabis në market si të ishte çaj, e pësojnë dy të rinjtë

Një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve ka përfunduar me sukses dhe janë sekuestruar një sasi kanabisi si dhe një aparat celular.

Policia njofton se janë vënë nën pranga pronari dhe punëtori i një marketi.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor “Marketi”, i ndjekur me metoda speciale hetimi, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Cërrik.

Sekuestrohen një sasi kanabisi dhe një aparat celular.

Vihen në pranga pronari dhe punëtori i një marketi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se 2 shtetas merreshin me shitjen e lëndës narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Marketi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. S., 31 vjeç dhe R. D., 22 vjeç, të dy banues në Cërrik.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në marketin me pronar shtetasin E. S. dhe punëtor shtetasin R. D., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 2.6 kg lëndë narkotike kanabis dhe një aparat celular.

Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Shtuar 19.07.2020 09:49