Pranga shefit të kardiologjisë në Shkodër/ Mjekët në protesta: Do bojkotojmë punën
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një ditë më parë, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin Edi Smajlaj, shef i kardiologjisë në Spitalin e Shkodrës.

Ka qenë pikërisht Smajlaj ai që ka shtruar në operacion shtetasin Simon Lufi, pedagog i kapur disa ditë më parë nga policia, pasi akuzohet për ryshfet.

Ka dyshime të forta se Edi Smajlaj e ka shtruar në spital Lufin me pretekstin për ta shëruar, me qëllim që pedagogu të kishte lehtësime në gjykim.

Por pas arrestimit të tij, sot bluzat e bardha në Shkodër janë hedhur në protesta, ndërsa kërkojnë lirimin e tij, raporton Portali "Albeu".

Ata kanë thënë një zëri se nëse nuk lirohet kolegu i tyre, do të bojkotojnë punën. Sipas tyre, ky vendim është absurd. /albeu.com/


Shtuar më 24/11/2016, ora 09:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit.

Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.

Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit. Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.