Pranga dy anëtarëve të familjes Çapja dhe shokut të tyre
Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë dje në Elbasan, ku disa persona nga fisi Çapja qëlluan me armë zjarri efektivët e policisë, tashmë bëhet me dije se tre persona janë vënë në pranga.

Të arrestuarit janë Florenc Çapja, Ardjan Çapja dhe shoku i tyre Bledar Muça, i cili 4 ditë më parë mbeti i plagosur lehtë në një atentat që u bë ndaj Florenc Çapjes, por ky i fundit nuk u prek nga plumbat.

Një ditë më parë, këta persona qëlluan me armë zjarri një makinë civile të policisë, që patrullonte pranë banesës së familjes Çapja. /albeu.com/

Shtuar më 09/06/2016, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori