Civilë të armatosur kanë ndaluar 300 emigrantë pranë kufirit SHBA-Meksikë
Një grup civilësh të armatosur, pranë kufirit SHBA-Meksikë, kanë ndaluar 300 emigrantë.

Një video e shfaqur në rrjete shoqërore, tregon se si emigrantë latino-amerikanë, që kalojnë kufirin nga Meksika për në SHBA, u ndaluan nga grupi i civilëve të quajtur, "Patriotët e Bashkuar Kushtetues".

"Zyra ime është informuar se këtë javë, një grup i armatosur ka ndaluar rreth 300 njerëz pranë Sunland Park, New Mexico", tha tha prokurori i përgjithshëm Hector Balderas.

"Ne nuk mund të lejojmë racistë të armatosur të rrëmbejnë njerëzit që kërkojnë azil", tha

Bashkimi Amerikan i Lirive Civile.

Para se të vijnë agjentët kufitarë, në video dëgjohet një grua që u thotë civilëve të mos e kthejnë armën nga familjet me fëmijë.

Zëdhënësi i kësaj milicie, Xhim Benvi, tha se ata i mbajnë emigrantët derisa të vijnë agjentët, dhe se agjentët kufitarë nuk u kanë thënë asnjëherë deri tani që ta ndalojnë punën që po bëjnë. /albeu.com/

Shtuar më 19/04/2019, ora 20:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori