Përplasi për vdekje 10 vjeçarin në Kakavijë, merret vendimi për shoferin e autoambulancës
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shoferin e ambulancës Admir Golemi, i cili aksidentoi për vdekje një 10-vjeçar">10-vjeçar nga Lezha në pikën kufitare të Kakavijës. Ngjarja ndodhi në afërsi të kthesës së fshatit Bularat.

Prokurorja e çështjes Ermira Munelli paraqiti faktet nga ana e grupit hetimor të sqaronin gjithcka ka ndodhur mesditën e së shtunës të kaluar. Avokati i të pandehurit Çlirim Rabaj ka dhënë sqarimet dhe argumentat e klientit brenda normës së shpejtësisë së lejuar duke thënë se kishte zbatuar rregullat e vendosura.

Ndërsa shoferi u mor në pyetje gjykatësja Blerta Çibuku, e cila shpjegoi rrjedhën e ngjarjes duke thënë se në momentin e përplasjes kishte në automjet një të sëmurë, të cilin po nxitonte ta çonte në spitalin e Gjirokastrës.

Sipas tij, fëmija 10-vjeçar">10-vjeçar doli nga krahu i majtë i rrugës. Sipas shoferit, shpejtësia e automjetit në momentin e aksidentit ishte 75 km në orë, ndërsa në media u raportua se ishte me 100km/h. Ishte gjykatësja Blerta Çibuku që dha masën “arrest me burg” për Admir Golemin.
Shtuar më 18/08/2020, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori