Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për zgjidhjen e problemit të strehimit të romëve. Nënkryetari i kësaj partie Thanas
Poci tha se zgjidhja e këtij problemi mund të vinte nga projekte
konkrete e të mbështetura nga financat publike.
"I drejtohemi
qeverise shqiptare duke i
kerkuar reagimin e menjehershem ne implementimin real te nje strategjie kombetare per permisimin e situates sociale te komuniteteve rome. Nje strategji e cila duhet te jete ne kohezion me linjen , angazhimet dhe projektet per mbrojtjen e te drejtave te komunitetit rom. Ne jemi te bindur se vetem projektet
konkrete te mbeshtetura me financa publike do te mund te nxjerrin keta qytetarë shqiptarë nga skamja e vertetë. Sot qe ne po flasim ketu, jo vetem ato familje rome te cilat gjeten strehez ne oborrin e Avokatit te
Popullit por edhe mijera te tjere jane ne kercenimin e kushteve te egra atmosferike. Kembana e alarmit qe ra ne oborrin e Avokatit te
Popullit duhet te degjohet nga te gjithë ne pozite e opozite, strukturat shteterore dhe shoqeria civile si dhe perfaqesuesit diplomatik te huaj me sherbim ne Tiranë"- tha Poçi duke premtuar një sensibilizim të shoqërisë në lidhje me këtë cështje. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2012,
ora 17:21