Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra ish-gjyqtarin e Tiranës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra ish gjyqtarin e Tiranës Neritan Cena.

Trupa gjyqësore e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, anëtarë, konfirmuan unanimisht vendimin e KPK-së .

Gjyqtari Cena shfaqi probleme me justifikimin e pasurisë, e cila solli edhe shkarkimin e tij.

Neritan Cena ka përfunduar studimet e Magjistraturës në vitin 2005 dhe është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Kurbinit. Në vitin 2006, ai u emërua në Gjykatën e Vlorës, ndërsa prej vitit 2010 e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës. Cena ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë./albeu.com/