Pollo: Topi merrte rryshfete në këmbim të emërimeve
Akuza të rënda të minisitrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit Genc Pollo, drejtuar Presidentit Bamir Topi. Këto akuza ministri Pollo i ka deklaruar gjatë një interviste në televizionin News 24.

Bamir Topi do lerë një presidencë shumë të dëmtuar si institucion. Jo vetëm nga mosveprimi por edhe veprimi abuzim dëmi që relisht ka shkaktuar në drejtësi, sidomos në gjyqësor është i madh”, tha Pollo.

I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Pollo akuzoi më tej Presidentin Topi se coi drejt degradimit KLD-në, ndërsa shkoi deri aty sa tha që Presidenti merrte rryshfet për dekretet si edhe emërimet në gjykata.

"Topi degradoi dekretet dhe emërimet se merrte rryshfete. E them këtë me shumë keqardhje sepse është e rëndë ta pransh këtë gjë për kreun e shtetit, për kreun e KLD-së. Cdo institucion, nëse komandohet nga delenxhinj degradon. Ne po mbyllim një kapitull delenxhinjsh që drejtonin KLD”, deklaroi Pollo.

Pollo u shpreh më tej se Bamir Topi nuk ka një kauzë për të krijuar një parti, madje sic tha ai, as çështjen e ish të përndjekurve nuk e ka kauzë të tijën. "Të krijosh parti duhet të kesh figurë, ai del i përlyer nga presidenca. Duhet të kesh një kauzë, të cilën ai nuk e ka”, vijoi Pollo. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2012, ora 22:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori