Lideri i lëvizjes URA, shqiptari nga Ulqini Dritan Abazoviç, është propozuar për
postin e zv/kryeministrit në qeverinë e re të
Malit të Zi.
Ka qenë Zdravko Krivokapiç i cili ka prezantuar sot përbërjen e kabinetit të ri qeveritar që do të drejtojë vendin, pas humbjes në zgjedhje të politikanit që dominoi skenën politike të dekadave të fundit Milo Gjykanoviç.
Kujtojmë që
partia e Abazoviç ka 4 deputet në Parlament dhe ai u kthye në një “king maker” në zgjedhjet parlamentare.
Qeveria e re pritet të votohet në Parlament në seancën e caktuar të mbahet më 2 dhjetor.
Qeveria e
Malit të Zi do të udhëhiqet nga
partia që ka qenë në opozitë.
Kujtojmë se
partia e presidentit Gjykanoviç doli e para në zgjedhje, por koalicioni i gjerë opozitar siguroi 41 mandatet e nevojshme për të formuar qeverinë.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 14:59