Politika para Shqipërisë, momenti i sikletshëm mes Ramës dhe Metës në Vlorë (VIDEO)
Politikanët që janë në krye të vendit tonë ishin sot në Vlorë për të përkujtuar 108 vjetorin e Pavarësisë së vendit duke kryer homazhe edhe tek Monumenti i Pavarësisë.

Por, edhe pse është një ditë e shënuar, kjo nuk ka mjaftuar për të shuar të paktën për sot ndasitë politike mes tyre.

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Ruçi u përkulën para Monumentit të Pavarësisë duke vendosur edhe kurora me lule.

Fill pas kësaj ceremonie, Meta largohet duke përshëndetur me dorë Ruçin dhe Ramën. Kryeparlamentari ia ktheu përshëndetjen Metës, ndërsa Rama as nuk ktheu kokën për të parë nga kreu i shtetit duke ecur drejt me agjendën e tij.

Shtuar më 28/11/2020, ora 10:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori