Policit i hyjnë në shtëpi dhe i grabisin armën e shërbimit në Tiranë
Një grabitje ka ndodhur në shtëpinë e një efektivi policie në Tiranë.

Burimet policore bëjnë me dije se kanë marrë kallëzim nga kolegu i tyre i cili ka denoncuar vjedhjen e armës së shërbimit.

Mëoshet se punonjësi i Patrullës së Përgjithshme, 28-vjeçari M. Ll., ka kallëzuar në polici rastin.

Ai ka deklaruar para kolegëve se persona të paidentifikuar i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shtuar më 13/06/2020, ora 12:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori