Policia: Vrasja e Prekës për hakmarrje
Pëlqej
Drejtoria e Policisë së Tiranës në një deklaratë mbi vrasjen e shtetasit Mirash Preka, krim i ndodhur sot në kryeqytet, tha se po heton pistën e hakmarrjes, pasi gjashtë muaj më parë, viktima ka vrarë me thikë një shqiptar në Greqi.

“Sot më datë 21 Nëntor 2010, rreth orës 09.00, në rrugën “Jordan Misja”, afër shinave të trenit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëherëshme shtetasi Mirash Pal PREKA, i datëlindjes 07.11.1966, lindur në Pukë dhe banues neë Paskuqan Tiranë”, tha policia.

Sipas saj, në vendngjarje menjëherë kanë mbëritur forca të Komisariatit të Policisë nr.3, si dhe Oficerë të policisë për Hetimin e Krimeve te Rënda, të cilët kanë bërë sigurimin dhe kqyrjen e vendit të krimit.

Për hetimin e kësaj ngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vazhdon puna intesive për dokumentimin ligjor të ngjarjes.

“Hetimet janë përqëndruar në versionin e hakmarrjes, pasi rreth 6-muaj më parë në Greqi, viktima ka vrarë me thikë një të njohurin e tij”, tha policia.
Shtuar më 21/11/2010, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori