800 kilogramë
duhan janë sekuestruar në
Kukës.
E. A., 38 vjeç, banues në Grudë Fushë të Malësisë së Madhe u arrestua në aksin rrugor
Kukës-Morinë duke drejtuar furgonin me duhanintë ngarkuar por pa faturë shoqërimi.
Goditet një
rast i kontrabandës me
mallra për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohen 800 kg
duhan. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë
Vendore të Policisë
Kukës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një
rast të kontrabandës me
mallra për të cilat paguhet akcizë.
Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi E. A., 38 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe. Në aksin rrugor
Kukës-Morinë është ndaluar mjeti tip furgon me drejtues shtetasin E. A. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, brenda në furgon u gjetën dhe u sekuestruan 800 kg
duhan (gjethe duhani të thata), pa faturë shoqërimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me
mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Drejtoria
Vendore e Policisë
Kukës do të vijojë punën për goditjen e paligjshmërisë, ndaj fton qytetarët e qarkut për të denoncuar çdo
rast të paligjshmërisë në nr. 129, në aplikacionin “Komisariati Dixhital” ose në faqen zyrtare të Drejtorisë
Vendore të Policisë
Kukës, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e profesional.
Shtuar më 28/01/2021,
ora 08:45