Policia parandalon vrasjen, pranga 38-vjeçarit
Policia e Tiranës ka bërë të mundur parandalimin e një vrasje duke arrestuar edhe një 38-vjeçar. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 38-vjeçari Denis Demiri, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë, vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se po pregatiste të kryente vrasjen e shtetasit F. A., banues në Kinostudio Tiranë, pas një sherri për motive xhelozie të ndodhur ndërmjet tyre disa ditë më parë. Sipas policisë 38-vjeçari është arrestuar në një lokal pranë Maternitetit të Ri të Tiranës ndërsa në momentin e arrestimit i është kapur edhe një arme zjarri, e mbushur me fishekë gati për qitje.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u kap dhe sekuestrua arma e zjarrit pistolet "TT", me një kreher pistolete me 8 copë fishek ne të ndërsa materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori