Policia "nuk lëshon pe", gjobiten 746 qytetarë për mosmbajtjen e maskës
Gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 746 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 10 subjekte (bare, lokale, restorante) që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Shtuar më 03/02/2021, ora 15:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori