Merr flakë makina në autostradën Vlorë-Fier, dyshimet e para

Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje e sipër në autostradën Vlorë-Fier.

Ndërkohë, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, teksa automjeti është djegur plotësisht dhe pse ka mbërritur zjarrfikësja.

Njoftimi:

Në aksin rrugor Vlorë-Fier, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur automjeti tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit I. C., banues në Tiranë.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rasteve të mësipërme.


Shtuar 13.08.2023 15:34