Policia me drager, nami me shpejtësi në rrugët e Tiranës
Policia Rrugore ka pezulluar 12 leje drejtimi, për shpejtësi të madhe, 10 patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, ku një shofer është vënë në pranga.

Gjatë kontrolleve mbrëmjen e djeshme në aksin Sauk-Teg por edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me dragera për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit, policia thotë se radari regjistroi shpejtësi nga 130 km/h deri në 178 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h.

Drageri shënoi masë alkooli që varionte nga 0.39 mg/l deri në 0.57 mg/l alkool në frymëmarrjen e drejtuesve të automjeteve.

“Guxim i tepruar për ata që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit dhe papërgjshmeri për ata që e drejtojnë në gjendje të dehur, pasojat mund të jenë fatale, për jetën e të gjithëve përdorueseve të rrugës”, apelon policia.

Shtuar më 24/10/2020, ora 09:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori