Policia me "dorë të hekurt": Procedohen 1 350 mjete gjatë orëve të fundit (VIDEO)
Policia ka forcuar masat e sigurisë rrugore duke proceduar 1350
mjete gjatë 72 orëve të fundit për shkak të shkeljes së rregullores.
Policia njofton drejtuesit të zgjedhin hapësirën e duhur, pasi konkretisht masat janë marrë për pushim dhe qëndrim të gabuar,
kryesisht në
trotuar, në vendet e rezervuara, në vendkalim këmbesorësh, në rresht të dytë etj;
Tiranë
Krahas patrullimeve me përzgjedhje, për evidentimin e shkeljeve, që janë burim i shtuar për aksidente me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve, rrugorët e kryeqytetit, tre ditët e fundit kanë shtuar ndjeshëm prezencën dhe fokusin e patrullave, për evidentimin dhe dokumentimin e parkimeve të gabuara në kryeqytet.
Në sajë të këtyre patrullimeve, vetem 72 orët e fundit janë konstatuar dhe proceduar administrativisht 1 350
mjete të ndryshme, për pushim dhe qëndrim të gabuar,
kryesisht në
trotuar, në vendet e rezervuara, në vendkalim këmbesorësh, në rresht të dytë etj;
#ZgjidhHapësirëneLejuar
Shtuar më 18/08/2019,
ora 12:12