Policia maqedonase sërish dhunë e shkopa gome mbi refugjatët (VIDEO)
Policia maqedonase është treguar sërish e pamëshirshme ndaj emigrantëve, duke përdorur dhunë dhe shkopa gome mbi ta.

Njerëz të ikur nga Siria dhe Iraku kishin kaluar në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë, ku dhe janë përleshur me policinë.

video shihen sesi goditen ata, teksa tentojnë të hyjnë në Maqedoni, raporton Sky News.

Së paku 7.000 njerëz, refugjatë të luftës po kalonin kufirin greko-maqedonas, me destinacion Serbinë. /Albeu.com/
Shtuar më 10/09/2015, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori