Policia maqedonase bastis televizion A1
Pëlqej
Televizioni A1
Dhjetëra policë kanë bastisur sot në mbrëmje televizioni në gjuhën maqedonase "A1", me qendër në Shkup. Policia ka bllokuar gjithçka në objekt dhe ka penguar lëvizjen e lirë të punonjësve.

Kryeredaktori i A1, Mlladen Çadikovski, ka kërkuar publikisht nga ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, të tregojë arsyen se pse policia po pengon punën e këtij televizioni.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski, kontrolli po bëhet nga policia fiskale dhe MPB është aty për asisistim të kësaj policie, e cila, sipas tij, po tenton edhe përkrah shumë pengesave, të inspektojë një numër të madh të firmave të regjistruara në të njëjtën adresë ku gjendet edhe televizioni.

Kotevski ka mohuar që të jetë penguar penguar lëvizja e gazetarëve duke shtuar se, "Nuk është në pyetje televizioni A1, as gazetarët. Nëse gazetarët dëshirojnë të mbrojnë interesat e pronarit të firmave, që shesin "smoki" dhe artikuj të tjerë, atëherë kjo është e drejtë e tyre", ka thënë Kotevski.
Shtuar më 25/11/2010, ora 21:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori