Policia maqedonase arreston 20 të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë (VIDEO)
UPDATE - Në një konferencë për shtyp, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se ka kryer arrestimin e mbi 20 të dyshuarve lidhur me vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smillkovcë, në afërsi të Shkupit, njofton Portali Albeu.com.

Në konferencën për shtyp, ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, njoftoi se të arrestuarit janë “pjesëtarë të islamit radikal”.

“Ata janë persona që tentojnë t’u bëjnë keq edhe të krishterëve por edhe myslimanëve të vërtetë në vendin tonë”, ka thënë Jankullovska.

Ajo shtoi se bëhet fjalë për persona që kanë marë pjesë në aksione terroriste në Afganistan dhe Pakistan dhe që kanë luftuar kundër forcave të NATO-s.

Në aksionon policior të koordinuar mirë kanë marrë pjesë rreth 800 policë.

Siç mëson jozyrtarisht Portali Albeu, në mëngjes policia kishte kryer arrestime në Haraçinë, Hasanbeg, Seravë të Çairit dhe Shutkë por akoma nuk ka konfirmime për lokacionet e arrestimevekryera përveç numrit të objekteve të kontrolluara që janë 26.

Ndërkohë pak më parë MPB ka publikuar edhe videon e arrestimevekryera, të cilën mund ta shihni më sipër.

Pas pak vijnë detajet tjera ... /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2012, ora 14:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori