"Policia kërcënon me tytën e kallashit fëminë 1 vjeç"
Mbesa e të arrestuarit Ardjan Çapja, ka denoncuar se gjatë kontrolleve pas të shtënave me armë, policia ka terrorizuar familjen e saj dhe i kanë vendosur automatikun në kokë fëmijës së saj 1 vjeç e gjysmë.

"Kërcënohet me kallash vogëlushi 1.5 vjeç
Qytetari dixhital denoncon:

Kërcënimin nga polici me tytë kallashi në kokën e fëmijës 1.5 vjeç! Duke dënuar me forcë dhe preraz çdo sulm ndaj uniformave blu, gjithashtu dënoj me ashpërsi nje terror policesk që nuk kursen as vogëlushet një-vjeçar.

I bej thirrje prokurorisë së Elbasanit të verifikojë këtë akuzë tepër të rëndë dhe të vendosi para ligjit me vendosmërinë më të madhe autorin katil të këtij akti çnjerëzor!", ka shkruar Berisha përmes një postimi në Facebook.

"Përshëndetje! Jam mbesa Ardjan Çapes
Ju lutem na ndihmoni Po na kërcënojnë me tytën e kallashit në kokë mua dhe fëmijën tim. Fëmija 1 vjeç e gjysmë. Unë jam femër, më gjuajtën me tytën e kallashit në dorë.

Unë filmova momentin kur po qëllonin dajën tim Fejzulla Çapja ndërkohë i vunë kallashin në kokë fëmijës tim 1 vjeçar. Do jua vras fëminë nëse nuk na jep filmimin. Po kalojmë tmerr". /albeu.com/

Shtuar më 09/06/2016, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori