Policia jonë me p*llë në dorë
Kur nuk ishte bërë një javë nga skandali i përdhunimit të një të miture në Kosovë, fillimisht nga mësuesi dhe pastaj nga një polic, një skandal i ngjashëm shpërthen në Shqipëri.

Nëna e një 15 vjeçareje nga Kopliku ka denoncuar në media policin Berhan Bajrakurti, i cili fillimisht e ka ngacmuar vajzën dhe më pas i ka dërguar video perverse në rrjetet sociale.

Në të dyja rastet, bëhet fjalë pikërisht për punonjës policie, të cilët gjenden nën uniformë me betimin për t'i shërbyer qytetarëve dhe mbrojtur ata prej keqbërësve, përfshirë edhe perversët e ngjashëm.

Mirëpo, Berhani dhe Veseli i Kosovës mendojnë dhe janë të bindur se uniforma i mbron ata nga veprime të tilla të turpshme duke dhënë edhe njëherë alarmin se nën uniformë mund të gjendet edhe perversë të tjerë të ngjashëm që mendojnë se shërbejne me p*llë në dorë.

Edhe pse ndokush mund të dalë sërish e të thotë se ngjarje të tilla ndodhin kudo në botë, kjo problematikë është mjaft e thellë në vende si Kosova dhe Shqipëri, ku sundimi i ligjit lë ende për të dëshiruar, ndërsa policia nuk ka kuptuar ende siç duhet misionin e saj. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori