Papa u bën thirrje nënave: Martojini djemtë, mos ua hekurosni më këmishat

Papa Françesku shprehu keqardhjen për shumë të rinj që nuk kanë guxim të martohen dhe u kërkoi atyre të nxitojnë dhe të hyjnë në zgjedhën e martesës sa më shpejt të jetë e mundur.

Ai këshilloi nënat, e djemve mbi 35 vjeç që ende nuk ishin të martuar, të ndalonin hekurosjen e këmishave, duke thënë se në këtë mënyrë ata do të largoheshin më shpejt nga foleja e shtëpisë.

Mos i hekurosni këmishat, lërjani atyre që të largohen më shpejt nga foleja e shtëpisë,”- këshilloi Papa Françesku nënat, djemtë e të cilëve janë ende të pamartuar pas moshës 35 vjeçare.

Në një predikim në meshën përmbyllëse të Mbledhjes Botërore të Familjeve të shtunën në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ai tha se të rinjtë, kur përballen me probleme, nuk duhet të vrapojnë më tek nënat e tyre, por duhet të shikojnë nga e ardhmja.

Besimtarët dhe përfaqësuesit e Kishës Katolike u mblodhën në Romë këtë javë për Takimin e 10-të Botëror të Familjeve, i planifikuar fillimisht për vitin 2021. Këtë vit priten 2000 delegatë dhe 120 vende dhe temat e takimit ishin ndër të tjera seksualiteti, martesa dhe migrimi./albeu.com