Biznesmeni që u vra në Prishtinë, është Albert Krasniqi (VIDEO)
Rreth orës 17:00 të pasdites së sotme një vrasje ka ndodhur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Pasi policia ka marrë njoftimin për të shtënat e raportuar, është nisur me urgjencë në vendngjarje, ku ka arrestuar një person si të dyshuar dhe është konfiskuar një armë e cila mendohet të jetë arma e perdorur në rast.

Mësohet se viktima është Albert Krasniqi dhe personi që e ka vrarë është babai i tij.

“Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen.

Aktualisht jemi ne fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti​”, konfirmon policia.
Shtuar më 27/01/2021, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori