Policia jep detaje nga sulmi me armë në Holandë (FOTO LAJM)

Një sulm me armë ka tronditur sot qytetin Utrecth të Holandës. Një person i armatosur ka shtënë me armë në drejtim të një tramvaji të mbushur me njerëz duke plagosur shumë persona.

Ndërkaq mësohet se policia është shprehur se është një sulm i mundshëm terrosist ndëraq kryeministri holandez Rutte ka thirrur mbledhje urgjente të Qeverisë.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe helikopteri i cili po transporton të plagosurit. Mësohet se agresori ende nuk është kapur./albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori