Policia italiane arreston shqiptarin e rrezikshëm. Ja emri
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Policia Italiane ka vënë në pranga shtetasin shqiptar në arrati, Indrit Demirin, 38 vjeç nga Durrësi.

Demiri ishte shpallur në kërkim nga 20 marsi i vitit të kaluar nga Gjykata e Apelit të Ankonës, dhe se duhet të vuante dënimin prej 7 vjetësh e 7 muajsh për vjedhje, grabitje dhe rrëmbim personi.

Agjentët e komisariatit të San Benedeto del Tronto dhe skuadra e ndërhyrjes së shpejtë në Ascoli Piceno, e kanë gjetur shtetasin Demiri pranë një godine në Villa Roso di Martinsicuro dhe e kanë arrestuar.

I arratisuri nuk ka bërë rezistencë dhe është dërguar në burgun e Marino del Tronto.

Gjatë kohës në arrati, Demiri ka përdorur një makinë e cila nuk është regjistruar në emër të tij, dhe një kartë telefonike e cila i përkiste një pakistanezi.

Gjatë kontrollit të shtëpisë ku jetonte së bashku me vëllain e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar 6 gr kokainë. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2016, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Përtej tensionit politik që shkaktoi, shkarkimi i djeshëm i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë është shoqëruar me humor në rrjetet sociale.

Përtej tensionit politik që shkaktoi, shkarkimi i djeshëm i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë është shoqëruar me humor në rrjetet sociale.