Policia: Gruaja e kryebashkiakut mashtroi
Policia e Tiranës, pas hetimeve të paraprake, në një deklaratë për shtyp ka pohuar se gruaja e kreut të bashkisë së Kavajës, Griselda Rroshi nuk ka qenë shtatëzënë.

Zëdhënësja e Policisë së Tiranës ka deklaruar, gruaja ka mashtruar familjarët dhe të afërmit e saj, pasi ekzaminimet kanë treguar se ajo nuk kishte qënë asnjëherë shtatzënë.

Zëdhënësja e policisë thekson se për zbardhjen e ngjarjes janë marrë në pyetje edhe dy taksistët dhe personat të cilët kanë kontaktuar me të si dhe shoqja me të cilën ka pirë kafe ditën që ajo mashtroi se ishte rrëmbyer. /albeu.com/

















Shtuar më 02/06/2011, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori