Policia e Tiranës prangos xhaxhain që përdhunoi 8 vjeçaren
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 57 vjeçar, i cili ka përdhunuar një vajzë 8 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, ndërsa denoncimi është kryer nga nëna e vajzës së mitur.

Sipas të njëjtave burime, ky akt është kryer mbrëmjen e së hënës në një lagje të Kinostudios dhe është denoncuar në mëngjes nga nëna e vajzës.

Burime nga Policia e Tiranës kanë thënë se pas kallëzimit të kryer në Komisariatin Nr 4, efektivët kanë mundur të prangosin të dyshuarin e ngjarjes, 57 vjeçarin Flamur Mile, banor i komunitetit rom.

Vajza e mitur me inicialet S.M., po ashtu e komunitetit rom është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore. "Panorama" shkruan se nëna e saj ka pretenduar në polici se është bërë rastësisht dëshmitare e aktit të dhunës seksuale që vellai i burrit të saj, po ushtronte ndaj vajzës së mitur.

Gruaja ka thënë në polici se autori i ngjarjes është vëllai i burrit të saj, por nuk ka lidhje gjaku me të bijën, pasi ajo ka ardhur në jetë nga një lidhje e mëparshme martesore që ka pasur.

Burime nga grupi hetimor thanë se nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore, rezulton që me vajzën është abuzuar seksualisht. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2015, ora 09:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori