Policia e Shtetit shoqëron 23 protestues të opozitës
Pas mbarimit të protestës e cila zgjati afërsisht 4 orë nuk munguan incidentet dhe përleshjet me kordonin e Policisë së Shtetit.

Fillimisht ashtu si çdo herë tjetër protesta nisi qetësisht dhe vazhdoi rreth 2 orë në kushte të tilla derisa të nisnin konfrontimet dhe hedhja e mjeteve piroteknike në drejtim të Policisë.

Hedhja e këtyre mjeteve ka detyruar Policinë e Shtetit të shqërojë 23 protestues të cilët dyshohen se janë autorët.

Të shoqëruarit ndodhen aktualisht në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe disa në Komisariat. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2019, ora 19:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori