Policia e armatosur deri në "dhëmbë", rrethon stacionin në Londër (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në kryeqytetin Britanik në orët e para të ditës së sotme ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në metronë Parsons Green.

Njerëzit janë larguar menjëherë nga vend ngjarja të tmerruar dhe kanë vrapuar për të shpëtuar jetët e tyre përcjell Albeu.com.

Nga mediat ndërkombëtare raportohet se ka shumë të plagosur dhe se dëmet janë të shumta.

Ndërkaq mendohet se një çantë e futur në një kovë të bardhë ka shkaktuar shpërthimin. Policia mendon se është një bombë brenda çantës por nuk është konfirmuar akoma.

Raportohet për shumë të plagosur. Ndërkaq po hetohet nëse është një sulm terrorist.

Policia e armatosur ka rrethuar stacionin ku ndodhi ngjarja. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2017, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori