Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Policia britanike në alarm, shpall në kërkim shqiptarin e rrezikshëm

Policia britanike ka bërë thirrje që të sigurohet informacion për një shqiptar të rrezikshëm, i cili kërkohet për vrasjeShqipëri.

Sipas mediave angleze, i kërkuari është Arjanit Kondi, i njohur gjithashtu si Arjanit Kondaj, 41 vjeç dhe është i akuzuar për vrasje e një burri dhe plagosjen e tre të tjerëve, në 20 Prill 2017 pas një grindjeje në një lokal në Vlorë, Shqipëri.

Një njoftim i kuq është shpërndarë nga Interpol dhe një urdhër është lëshuar për arrestimin e Kondit nga Gjykata e Magjistraturës në Westminster.

Oficerët besojnë se Kondi mund të jetë në Londër dhe ai ka lidhje me zonat Battersea, South Kensington dhe Croydon. Kushdo që e njeh atë ose di se ku është vendndodhja e tij kërkohet të kontaktojë policinë përmes 101. Publiku këshillohet që të mos i afrohet Kondit nëse ai shihet, por të kontaktojë menjëherë policinë.

Policia britanike në alarm, shpall në kërkim shqiptarin e
Shtuar më 26/10/2020, ora 09:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori