Policia blindon Kakavijën, ndalohen në kufi ekstremistët e Agimit të Artë (VIDEO)
Ditën e sotme rreth orës 13:00 pritet që të mbahet varrimi i Konstandinos Katsifas, trupi i të cilit u mbajt për disa ditë në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë dhe dje iu kthye familjarëve të tij në Bularat.

Ai do të vishet me rroba ushtarake, ndërsa në varrimin e tij, pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë grekë që do të vijnë në Bularat për të nderuar figurën e Kaçifas.

Një furgon i mbushur me persona me bluza te zeza ku shkruhej Vorio Epir nuk u lejua të futej në Shqipëri në doganën e Kakavijës, shkruan faxWeb.

Sipas mediave greke, rreth 2 mijë persona janë nisur drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në funeral, por autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës kanë ngritur pretekste nga më të ndryshmet për t’i penguar grekët që të marrin pjesë në funeralin e Kaçifas.

Ministria e Jashtme i ka bërë thirrje përfaqësuesve të sindikatave që të ndërhyjnë tek autoritet shqiptare në mënyrë që ato të mos i pengojnë më mbështetasit e Kaçifas për të marrë pjesë në varrimin e ekstremistit grek.

Policitë e të dy vendeve janë në kontakt të vazhdueshëm mes tyre, ndërsa burimet tregojnë se personat e skeduar si ekstremistë do të ndalohen që të dalin për në Shqipëri, dhe për këtë shkak është bërë dhe ndalimi i këtij furgoni mëngjesin e sotëm.
Shtuar më 08/11/2018, ora 08:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori