Policia bën "namin" në Tiranë, procedon 67 shoferë në flagrancë (VIDEO)
Policia Rrugore e Tiranës raporton se ka proceduar 67 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

Sipas policisë janë shtuar ndjeshëm patrullat të cilat monitorojnë dhe dokumentojnë kryesisht shkeljet që janë burim i shtuar për aksidente rrugore.

Njoftimi:

Policia Rrugore e Tiranës duke parë shtimin e numrit të këmbësorëve dhe mjeteve, në rrugët e kryeqytetit dhe sheshet kryesore ku janë përqëndruar zonat festive, por edhe rrezikun që u kanoset këmbësorëvevendkalimet e tyre dhe jo vetëm, ka shtuar ndjeshëm patrullat të cilat monitorojnë dhe dokumentojnë kryesisht shkeljet që janë burim i shtuar për aksidente rrugore, siç janë edhe mosdhënia e përparësitë ndaj këmbësorëvevendkalimet e tyre.

Nga kontrollet policore në formën e patrullimit dhe monitorimit në disa segmente rrugore të cilat nga analizat e aksidenteve janë evidentuar si “njolla të zeza” për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që kanë sjellë here pas here këto ngjarje rrugore, janë evidentuar dhe proceduar 67 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, si dhe janë këshilluar shumë këmbësor që të përdorim vendkalimet e përcaktuara, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar kur kapërcejnë rrugën, veçanërisht natën.
Shtuar më 21/12/2018, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori