Policia bën namin me gjoba për mbajtjen e maskës, e pësojnë mbi 800 qytetarë
Gjatë 24 orëve të fundit policia ka vendosur 810 masa administrative për qytetarët që janë konstatuar pa maska mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 645 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë vendosur 165 masa administrative me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Policia e Shtetit apelon qytetarët të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit fton qytetarët që të mbështesin akoma më shumë Policinë dhe të raportojnë çdo rast që cenon rendin e sigurinë.
Shtuar më 22/10/2020, ora 15:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori