Detyra matematikore që po habit të gjithë, a mund ta zgjidhni ju?

Një detyrë matematikore është bërë edhe një herë virale në rrjetet sociale, pasi përdoruesit nuk po bien dakord për zgjidhjen saj.

Detyra e më poshtme duket e thjeshtë në pamje të parë, por në fakt shumë persona po kanë problem ta gjejnë zgjidhjen e saj.

Ekuacioni është ky 8 ÷ 2 (2 + 2) =?

Shumë prej përdorusve mendojnë se zgjidhja është 16, ndërsa disa të tjerë thonë se zgjidhja e kësaj detyre është 1.

Sipas rregullave të algjebrës, rezultati duhet të jetë 16 sepse kllapat zgjidhen fillimisht, dhe pjesëtimi dhe shumëzimi kanë të njëjtin përparësi, kështu që problemi zgjidhet në mënyrë që nga e majta në të djathtë.

Mund të keni (8 ÷ 2) x (2 + 2), e cila do të ishte e barabartë me 16, ose mund ta shkruani si 8 ÷ [2x (2 + 2)], që do të ishte e barabartë me 1.


Shtuar 29.01.2022 21:35