Policia arreston kreun e PS-së në Prrenjas pasi përplasi këmbësorin
Pëlqej
Ditën e sotme ish-kryeministri, Sali Bërisha ka denoncuar një ngjarje të rëndë ku sipas postimit, kreu i PS-së në Prrenjas, Haxhi Collaku ka përplasur për vdekje një kalimtar.

Ndërkohë policia ka njoftuar se ka vënë në pranga shtetasin në fjalë, Haxhi Çollakun.

Ky i fundit akuzohet se duke drejtuar mjetin në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin me inicialet A.V., 54 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“H.Çollaku 43 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas.Arrestimi i tij u bë pasi, duke drejtuar mjetin në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.V., 54 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, qytetari dixhital i shkruante Berishës se kalimtari kishte ndërruar jetë, ndërkohë që policia bën me dije se 54-vjecari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2019, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori