Policia arreston gazetarin e Klan Kosovës
Policia e Kosovës ka arrestuar gazetarin e "Klan Kosovës" Dibran Istrefin.

Mediat në Prishtinë raportojnë se ai dyshohet për një vepër penale, por nuk japin detaje mbi akuzën e ngritur ndaj tij.

Mësohet se Istrefi është arrestuar teksa ishte në terren.

Ndërkohë "Klan Kosova" i bën thirrje policisë për lirimin e gazetarit, pasi ai ishte në detyrë. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2016, ora 10:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori