Policia arreston dhjetëra qytetarë, ju dalin Krishtlindjet nga hundët
Festa e Krishtlindjes nuk ka pwrfunduar shumw mirw pwr shumw qytetarw, tw cilwt kanw pwrfunduar nw pranga pasi janë kapur të dehur nga policia.

Një njoftimet e policisë shihet një shtim i madh i numrit të shoferëve të ndaluar, pasi gjatë kontrolleve janë kapur të dehur.

Më poshtë po ju tregojmë të gjitha njoftimet e policisë

Më datë 26.12.2017">2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.A, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi më datë 25.12.2017">2017, në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin Taxi, tip “Toyota”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 26.12.2017">2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.H, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi te sheshi “Skënderbej”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 25.12.2017">2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Ç, vjeç 50, banues në Elbasan, pasi në fshatin Kuqan, Elbasan, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 25.12.2017">2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.M, vjeç 38, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 25.12.2017">2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.T, vjeç 21, banues në Fier, pasi në lagjen 8 Shkurti, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 23.12.2017">2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D, vjeç 32, banues në Fier, pasi më datë 23.12.2017">2017, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues B.K, vjeç 59, banues në fshatin Rozhdije, Fier, për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekeve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
Shtuar më 26/12/2017, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori