EMRAT/ Të shtënat me armë në Fier, kush është autori dhe i plagosuri

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në qytetin e Fierit.

Albeu.com mëson se i plagosur ka mbetur shtetasi Dashamir Muça.

Në kërkim, si autor i dyshuar i ngjarjes është shpallur Altin Nika.

Ngjarja ndodhi te ish-QTU.

Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes./Albeu.com.