Paralajmërohet rritja e çmimeve të produkteve thelbësore në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në emisionin “Triling” që do të transmetohet sonte, ka paralajmëruar ngrirje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë nga ana e Qeverisë.

”Së shpejti do të ngrijmë çmimet e shitjes së produkteve ushqimore bazë, në radhë të parë – miellit, sheqerit, orizit, vajit, ndoshta edhe mishit”, ka zbuluar ministri në edicionin e sonte në emisionin “Triling”.

Ai në emision flet edhe për informacionet se lideri i BDI-së – Ali Ahmeti nuk e përjashton mbështetjen për zgjedhje të parakohshme parlamentare./ina