"Po zhduken gjurmët", Rama flet për prishjet e objekteve
Kryeministri Edi Rama , ëhstë ndalur mëngjesin e sotëm tek prishja e objekteve, të cilat janë dëmtuar rëndë nga tërmeti.

Pas akuzave në rrjet se diçka e tillë bëhet për të zhdukur provat e shkeljeve, kreu i qeverisë deklaroi se kjo nuk do të thotë asgjë dhe se të gjithë do të dalin para përgjegjësisë.

“Do i kërkoja zv ministrit të mos vonojë, prishjet duhen të bëhen non stop, nuk ka asgjë për tu menduar. Bëhet inventari i familjeve që janë pronarë dhe prishen.

Këtu hapet edhe një keqkuptim lidhur me punën paralele që po zhvillohet me hetimet dhe me nxjerrjen e përgjegjësive dhe vendosjen para përgjegjësisë, godinat janë produkt i shkeljeve dhe policia me prokurorinë vahzdojnë punën dhe do ketë rezultat.

Do shkojnë në gjykatë dhe KÇK është aty e gatshme të shfrytëzojë këtë situatë për të qenë në lartësinë e motos së vet, kap ca të kapësh. Ne nuk do i japim kck mundëisnë të shqyejë ndonjë cop tjetër, por do bëjmë cmos që të gjithë referimet të jenë të kopsitura nga ana e drejtësisë. Kjo kërkon pak kohë, por edhe durim”, tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2019, ora 08:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori