Po vinte pompën e ujit, korrenti i merr jetën 53 vjeçares
Një grua 53-vjeçare është dërguar në spital pa shenja jete nga të afërmit e saj.

Policia bën me dije se mjekët nuk kishin më asgjë për të bërë, pasi ajo kishte ndërruar jetë.

Mësohet se atë e ka zënë korrekti duke ndezur pompëm e ujit.

Kukës/ informacion paraprak.

Në Kolsh, në banesën e saj, shtetësia Z.O., rreth 53 vjeçe, duke ndezur pompëm e ujit e ka zënë korrekti.

Është dërguar në spitalin Rajonal nga familjarët pa shenja jete.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Shtuar më 01/07/2020, ora 09:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori