Po vinin për 6 mujorin e Kacifas, polica ndalon hyrjen e 12 personave
Gjashtë muaj nga vrasja e minoritarit grek Kostandin Kacifas në fshatin Bularat po zhvillohet sot mesha përkujtimore.

Por ne pikën e kalimit kufitar në Kakavijë nga pala shqiptare u është refuzuar hyrja 9 grekëve.

Ata kanë deklaruar se vinin në Shqipëri për ceremoninë përkujtimoreKacifas. 5 prej tyre janë kthyer mbrapsht me argumentin se cënonin sigurinë publike, ndërsa 4 të tjerë për mosplotësim të kushteve për të hyrë në vendin tonë.

Kostandin Kacifas u vra nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit në fund të tetorit të vitit të kaluar, ndërsa ngjarja shënoi tensione diplomatike mes dy vendeve.
Shtuar më 11/05/2019, ora 09:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori