“Amerika nuk është si në filma”, Rati flet për shpërnguljen në SHBA: Vetëm dritat të duken të bukura

Rati është një ndër këngëtarët më të njohur të muzikës popullore. Ndonëse, ai është gjithmonë shumë i kërkuar nga publiku, ka vendosur të shpërngulet në SHBA, së bashku me familjen e tij.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Rati ka folur për jetesën në Amerikë, duke theksuar se i mungon shumë Shqipëria, pasi këtu ka prindërit, miqtë dhe artdashësit e muzikës së tij.

“Nganjëherë i nis ëndërrat kot dhe Zoti t’i plotëson. Normalisht ishte ajo ëndrra amerikane dhe që kur e shikoja nëpër filma më dukej fiksim. Ndërsa kur shkon atje, vetëm dritat të duken të bukura. Por duhet të punosh, jeta është e vështirë. Unë u nisa kot, thash po i fus dokumentat si artist dhe mu aprovuan. Nuk e besoja që do shkoja me thënë të drejtën. Normalisht që është jetesë e bukur, jetesë e mirë atje, por më mungon Shqipëria shumë, miqtë e mi, artdashësit e mi”, tregoi ai.

Më tej, Rati është ndalur dhe te familja, duke zbuluar se si është njohur me bashkëshorten.

“Me bashkëshorten jam njohur në një dasmë në Durrës. Nusen e kam nga Durrësi. Më pëlqeu se nuk ma vari dhe ajo ishte pëlqimi më tepër. Kam vuajtur diku te tre muaj dhe direkt tha: ‘Po deshe, hajde te shtëpia’”, rrëfeu këngëtari.