Ditën e sotme, pronari i një karburanti u vetëplagos
aksidentalisht me armë zjarri pranë biznesit të tij.
Irfan
Azizi 37-vjeç e kishte armë tip pistoletë pa leje dhe po luante duke u tallur me punëtorët, por i është shkrepur pa dashje duke u vetëplagosur në dorë
aksidentalisht.
Ngjarja është shënuar rreth orës 19:30 në fshatin Poshnje. Ai u transportua me shpejtësi në spital dhe sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por nuk mbaron me kaq, pasi
Azizi është ndaluar nga policia për
armëmbajtje pa leje shkruan abcneës.al.
“ABC” solli pamjet nga vendi i ngjarjes ku janë ende gjurmët e gjakut, ndërsa
karburantit i është vendosur shiriti “skenë krimi” duke u rrethuar. Punonjësit e
karburantit dhe dëshmitarët që ishin në vendin e ngjarjes janë marrë në pyetje nga grupi hetimor.
Shtuar më 29/11/2020,
ora 22:01