Kovaçevski: Nëse i miratojmë vendimet në Kuvend, do të jemi vendi i parë që do të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2030

Nëse i miratojmë vendimet i marrim në Kuvend, Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që do të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2030, tha kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

Ai në emisionin “Vesti Plus” në televizionin Kanal 5, theksoi se ajo që tha kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell në Forumin Strategjik të Bledit dhe deklarata e sotme e Komisionerit Ecropian për Zgjerim, Oliver Varheji, tregon se Evropa po hyn në një proces të reformave për shkak të zgjerimit dhe nevojës që vetë Unioni të përgatitet për anëtarët e rinj.

“Janë të qarta mesazhet se për herë të parë pas shumë vitesh BE-ja është gati për zgjerim dhe pranim të anëtarëve të rinj deri në vitin 2030. Kjo përkon me qëllimin tonë dhe me çfarë po punon qeveria. Nëse i marrim vendimet e nevojshme në Kuvend që në vitin 2030 të jemi shteti i parë nga Ballkani Perëndimor që do të bëhet anëtar i BE-së”, tha kryetari i LSDM-së dhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Duke komentuar deklaratën e presidentit francez Emanuel Makron për “Evropa me shpejtësi të shumëfishta”, kryeministri kujtoi se ky formulim u përdor për herë të parë nga presidenti francez Fransoa Miteran në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin gjerman Helmut Kohl në vitin 1994, në të cilën ka theksuar se ekzistojnë vende që nuk duhet të duan të heqin dorë nga monedhat e tyre vendase dhe nuk do të prezantojnë euron. Dhe kështu ndodhi, thotë Kovaçevski, duke theksuar se disa vende anëtare u bashkuan plotësisht, më shpejt, disa u bënë pjesë e Shengenit, e disa futën euron. E njëjta gjë vlen edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe si shembuj ai përmendi Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë.

Sipas tij, vendi ka qenë i izoluar 11 vite dhe në dhomën e pritjes së BE-së për shkak të politikave të VMRO-DPMNE-së.

“Ne kemi qenë 17 vite në dhomën e pritjes së BE-së, falë politikave të qeverisë së DPMNE-së, dhe 11 vite në izolim. E nisëm rrugëtimin tonë europian së bashku me Kroacinë. Sot, Kroacia është një vend anëtar i BE-së, një shtet anëtar i Shengenit dhe një vend që futi euron. Ndërsa ne vetëm i filluam negociatat vitin e kaluar. Mospranimi i vendimmarrjes sot do të thotë pikërisht kjo, pengimin e përparimit tl shoqërisë sonë, tha kryetari i LSDM-së dhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski. 

Tetëdhjetë për qind nga qytetarët tanë, tha ai, janë për integrimin e shtetit në BE dhe nëse nuk miratohen vendimet në Kuvend, do të pengohet përparimi i vendit.

“Shikoni ku ishte shteti në vitin 2016. Shtet i kapur, marrëdhënie të prishura ndëretnike brenda në shtet, marrëdhënie të prishura me shtetet fqinje dhe asnjë milimetër të palëvizur në integrimet evropiane dhe në NATO. Sundimi i së drejtës është parë se si ishte, politizim i plotë i të gjitha institucioneve. Liria e mediave, vendin e 140-të në botë, sot jemi në vendin e 38-të. Jemi karakterizuar nga të gjithë si regjim hibrid dhe si shtet i kapur. Sot ne kemi edhe standard ekonomik në krahasim me atë kohë. Në atë kohë paga minimale ishte 7.700 denarë, tani është 21.000 denarë. Pensionet dyfish më të larta, është rritur pensioni minimal, për 40 për qind është rritur pensioni mesatar. Mospranimi i miratimit të vendimeve sot do të thotë pikësisht atë, pengimin e përparimit të shoqërisë sonë”, tha krymeinistri Kovaçevski.

Duke e komentuar vizitën e zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan, Gabriel Eskobar, ai tha se ajo ishte edhe një porosi e fuqishme se partneri strategjik i Maqeodnisë së Veriut, SHBA-ja jep përkrahje për ndryshimet kushtetuese me qëllim të anëtarësimit të vendit në BE.

“Ajo që mbeti si konkludim kyç nga ai takim është se SHBA-ja fuqimisht është së bashku me BE-në në qëndrimin se interesi strategjik edhe i atyre, edhe i BE-së, edhe i yni, ku të gjitha tre interesat përputhen, është se Maqedonia e Veirut duhet të jetë pjesë e BE-së. E dyta, SHBA-ja për partnerë të saj i konsideron ato parti politike që punojnë për integrimin e shtetit në NATO, edhe për integrimin e shtetit në BE, dhe luftojnë kundër krimit dhe korrupsionit. Zotëri Eskobar as nuk erdhi që dikujt t’i bëjë presion, as nuk erdhi që të prezantojë plane të ndryshme. ai vetëm erdhi të thotë se partnetri i ynë i parë dhe më i rëndësishëm, SHBA-ja ka interes të njëjtë me ne, e ai është që Mqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së dhe na nxit t’i miratojmë vendimet e nevojshme”, tha kryeministri Kovaçevski./shenja