E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Po ruante drogën në shkurre, kapet nga policia greke i riu shqiptar
Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë greke pasi është kapur me një sasi prej 57 kilogram lëndë narkotike të llojit marjuhanë.

Forcat policore të shtetit fqinj njoftuan se kanë prangosur të riun shqiptar, në momentin që ky i fundit po ruante një sasi droge në një zonë me shkurre në kufirin e gjelbër.

Policia arrestoi shqiptarin dhe sekuestroi 39 pako me 57 kg 360 gram marijuanë. 27-vjecarit iu sekuestrua dhe 1 celular.

Prej fillimit te vitit, policia greke ka sekuestruar mbi 1.7 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2019, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori