Qëndrimi i ngrirë i senatorit amerikan, Bernie
Sanders gjatë përurimit të presidentit, Joe Biden është bërë viral në internet.
Sanders ishte ulur i strukur nga të ftohtit në një xhaketë ngjyrë kafe dhe dorashka të mëdha prej leshi në Capitol Hill.
Disa përdorues të
Twitter vlerësuan faktin që
Sanders, një 79-vjeçar progresiv nga Vermonti, i cili kandidoi për president dy herë, dukej si “njeriu i zakonshëm” edhe në këtë ngjarje historike.
Pas ceremonisë së inaugurimit të Joe Biden, ku u pa me një xhaketë kafe dhe doreza leshi, senatori tha: “Ne nga Vermonti nuk duam t’ia dimë për modën. Duam vetëm të jemi ngrohtë dhe unë sot isha ngrohtë”.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 10:32