Një 54-vjeçare me inicialet M. Xh., është plagosur dhe ndodhet në
gjendje të rëndë për
jetën pasi ka rënë
aksidentalisht nga taraca e pallatit ku jetonte.
Sipas njoftimit zyrtar, gruaja në fjalë kishte hipur në taracën e pallatit, për të rregulluar depozitën, por ka humbur akuilibrin dhe ka rënë në oborrin e pallatit pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”.
Për pasojë, ajo ka mbetur e plagosur. 54-vjeçarja është dërguar në
spital, por mësohet se ndodhet në
gjendje kritike për
jetën.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Njoftimi i policisë Tiranë
Më datë 17.01.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Sinan Tafaj”,
aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasja M. Xh, 54 vjeçe, e cila po dërgohet në
spital për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 17/01/2021,
ora 20:20